NovelaHim KochaShort descriptionRrija nemitur në terasën e shtëpisë duke bërë vështrim të mekur gjithandej. Era që po fryente, dukej si të bënte shaka me plepin në fund të livadhit, mbase e çonte këndej andej. Një grumbull sorrash fluturoi frikësueshëm nga dega që u shkëput në maje dhe, ashtu gurgule vizatoj qiellin blu me figura të pakuptimta, por gjithsesi të bukura. Qe një vjeshtë e hershme. Ma ha mendja pesë apo gjashtë shtator. Jo, ishte fiks një shtator. E mbaj mend mirë, sepse me këtë datë fillonin shkollat, këtëkohë nxënësit torrome vraponin nëpër rrugë me gjësendet shkollore. Tërë fshati kishte vetëm një shitore, të cilën e mbante një komunist i njohur. Thoshin se është burrë i keq, e thonin për të tjerët, jo në fytyrë të tij. Nuk e di përse, ndofta nga frika, më kujtohet si sot, policia e kishte shtëpi të dytë dyqanin e tij. I bënin nder të gjithë fshatarët, dukej haptas se nuk e kishin me gjithë zemër. Edhe ai e dinte këtë, por nuk mërzitej, mjaftohej që i përkuleshin të gjithë. Author BioKoch Ibraim author of the book was born January 26, 1979. Articles that deal with new age. This is his first book of stories. Has also published some poems which have had great success. The author lives in Kicevo - Macedonia and working journalist. |
|


